Shpëtoni menjëherë nga infeksioni i veshkave me këtë ilaç të përgatitur në shtëpi! (Receta)

Infeksioni i veshkave është një lloj i veçantë i infeksionit të traktit urinar, që zakonisht fillon në ureter ose fshikëzën e urinës dhe përhapet duke prekur veshkat, i shkaktuar kryesisht nga bakteri E.Coli. Ky infeksion kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor, sepse në rast mostrajtimi, mund të dëmtojë në mënyrë të parikthyeshme veshkat, si dhe bakteret mund të përhapen në gjak, duke shkaktuar një infeksion të rrezikshëm.

Gratë dhe fëmijët janë kategoria më e rrezikuar për përhapjen e infeksionit në veshka. Simptomat e zakonshme janë: ethe, diarre, dridhje të pakontrollueshme dhe dhimbje në shpinë. Duhet patur kujdes me ushqimet e konservuara, ato të cilat kanë përmbajtje të lartë kripe, kafejnë, çokollatat, pasi favorizojnë zhvillimin e infeksioneve në veshka.

Ka mënyra të ndryshme për ta luftuar këtë infeksion. Një ndër tyre dhe që rezulton 100% efektive është me anë të majdanozit. Majdanoz është një diuretik i madh dhe shumë mjekë e sugjerojnë për trajtimin e infeksioneve të veshkave dhe fshikëzës. Për shkak të efekteve të tij të mahnitshme, majdanozi ndihmon në nxjerrjen e toksinave jashtë trupit dhe veshkës.

Më poshtë ju tregojmë dy metoda efektive për të trajtuar infeksionet në veshkë:

Metoda 1: Një tufë majdanoz hidheni në një enë me ujë të valuar më parë. E lini për pesë minuta dhe pasi të jetë ftohur, filloni ta konsumoni.

Metoda 2: Përzieni ¼ e filxhanit me lëng majdanozi, me gjysmë gote ujë dhe në fund shtoni mjaltë dhe lëng limoni.

Konsumojeni këtë pije 2 herë në ditë për 1-2 javë.