I preu fytin të shoqes se dyshonte se s’ishte e virgjër, dalin detaje të frikshme nga ngjarja tronditëse

Arben Rexha është shqiptari i cili vrau janarin e shkuar bashkëshorten e tij 25-vjeçare Elidona Demirajn pasi mendonte se ajo nuk ishte e virgjër kur u njohën.

Pic shows Elidona Demiraj
An Albanian who knifed a woman to death in his flat admitted to the crime today (fri) after a year and half of legal proceedings.
Murder suspect Arben Rexha, 32, stabbed 25-year-old Elidona Demiraj in the throat at Jessop Court in Graham Street, Islington.
The Albanian national, believed to have lived in the UK for 16 years, appeared at the Old Bailey today (fri) to plead guilty to manslaughter by diminished responsibility.

Gjyqi ndaj tij vazhdon prej muajsh në Gjykatën e Old Baileyt të Britanisë së Madhe.

Tablodi britanik “Metro” shkruan se 32-vjeçarit i ishte fiksuar se ajo kishte qenë e lidhur më parë dhe kishte abortuar një fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Pic shows Elidona Demiraj An Albanian who knifed a woman to death in his flat admitted to the crime today (fri) after a year and half of legal proceedings. Murder suspect Arben Rexha, 32, stabbed 25-year-old Elidona Demiraj in the throat at Jessop Court in Graham Street, Islington. The Albanian national, believed to have lived in the UK for 16 years, appeared at the Old Bailey today (fri) to plead guilty to manslaughter by diminished responsibility.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Graham Street, Islington në shtëpinë e çiftit.

Ai pranoi në shtator të këtij viti se i preu fytin duke ia shkëputur kokën tërësisht nga trupi, me këtë motivacion.

Prokurori Richard Christie ka deklaruar në lidhje më çështjen se:

Ata ishin martuar me mblesëri. Ajo kishte 3 muaj që kishte shkuar atje dhe jetonte me Rexhën. E reja punonte në një qendër burimesh njerëzore.
Para se të ndodhte vrasja ajo kishte qëndruar me disa miq në Luton pasi kishte patur një zënkë me bashkëshortin e saj, por më pas ai kishte shkuar për ta takuar dhe ishin pajtuar. Rexha besonte se e reja po dilte me dikë tjetër dhe ishte bërë xheloz. Ai u fiksua kaq shumë pas virgjërisë së saj, sa u fut në internet për të gjetur informacion sesi mund të dallosh nëse dikush është i virgjër.

25-vjeçarja u gjet e vdekur më 31 janar të 2016-ës në shtratin martesor të çiftit me disa plagë në krahë e qafë.

Shqiptari u kishte thënë policisë se kishte qenë i fiksuar pas lidhjeve të mëparshme që mund të kishte patur bashkëshortja e tij dhe kishte dyshime mos e kishin përdhunuar.