Nuk e pranoi lidhjen me Gencin, por Eni Koçi ka dy fjalë “të hidhura” pas ndarjes

Pak muaj më parë u përfol se këngëtarja e re Eni Koçi ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin nga Kosova, shumë vite më të madh se veten, Genc Prelvukaj.

Edhe pse ata u fotografuan shumë herë së bashku, asnjëherë nuk pranuan këtë lidhje, por as e mohuan duke lënë të kuptohet se ishin të dashuruar e të lumtur bashkë.

Mirëpo ditën e sotme Eni Koçi i ka bërë fansat “lëmsh” me disa postime në të cilat flet për ndarjen.

Në një foto postuar në Instagram, ajo shkruan:

Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta”.

Ndërsa në një tjetër foto ajo ka shpërndarë një shprehje në anglisht, në të cilën thuhet:

Kur e pëlqen një lule, ti e këput. Por kur e do një lule, ti e ujit çdo ditë”. Kush e kupton këtë, kupton jetën”.

A ia kushton Gencit këto fjalë apo këngëtarja ka pasur tjetër gjë në mendje?!