Momenti që bëri xhiron e botës, Guardiola zbulon çfarë i tha djalit që mblidhte topat

Manchester City po kalon një nga momentet më të mira në historinë e klubit. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, “Qytetarët” duken të pandalshëm në Premier League.

Në fundjavë ata fituan thellë 5-0 ndaj Crystal Palace, por ajo që bëri më shumë bujë ishte biseda që bëri Pep Guardiola me njërin nga djaloshët që merën me afrimin e topave në fushë.

I pyetur fjalët që i tha djaloshit, Pep tregoi:

Ndeshja ishte e ngadaltë në ato minuta. Nëse bëhej ndonjë ndërhyrje e palejuar, askush nuk e merrte topin për të filluar ndeshjen. Kalonin pesë apo dhjetë sekonda derisa dikush e sillte topin. Kështu që djemtë që sillnin topat ishin shumë të ngadaltë dhe kjo po më shqetësonte.

Ne kishim nevojë të hynim në lojë, ta provokonim ndeshjen. Ndaj edhe unë e porisita djaloshin që të ishte më i shpejtë”, sqaroi trajneri i Cityt.