Mamasë së Florencit i bie të fikët para kamerave: Pse ma vranë djalin?

Familja Beqiri ka hapur ditën e sotme dyert e mortit për Florenc Beqirin, të riun që u masakrua në Francë. Mes lotësh, e ëma venitet dhe gati-gati i bie të fikët.
Ajo kërkon drejtësi për të birin dhe nuk ndalon së qari teksa mundohet të thotë disa fjalë. Laureta shprehet se Florenci shkoi në Francë për një jetë më të mirë, por nuk i’u kthye më kurrë.

Para kamerave, gruaja mes lotësh mund të shqipëtojë:

Telefonata e fundit me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Ma kishte kapë policia në Francë pa letra. Kur e kena marrë djalin me telefonin e tij na ka thënë se më ka nxënë policia pa letra dhe pres me u kthy në Shqipëri derisa të mbushet avioni. Ai nuk na mori më. Kur e morëm në telefon për Florenc Beqirin çfarë u bë? Oficerët thanë se Florenc Beqiraj ka vdekë dhe e kena çu në spital. Unë nuk e di se si më ka vdekur djali. Ata ma morën të gjallë. Unë dua ta di pse ma vranë. Për çfarë nuk ma kthyen të gjallë në Shqipëri. Djalë dëshiret e kam pas.
I ati nuk ka pranu me ia hek oksigjenin. Pronari i djalit që ka punu me të është fshehur. Teshat e djalit ia ka gjet burri në banjë.

Telefonin djali nuk e ka. As pasaportën. Unë du drejtësi për çfarë ma mbytën. Pse nuk ma prunën djalin gjallë këtu.

Unë du drejtësinë e djalit. Pse ma mbytën?!

Të dielën në 12:00 homazhe do të mbahen në nder të Florencit përballë me Piramidën, në Tiranë.