Lajm ‘bombë’, futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: ‘Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim’

Ndahet edhe cifti i famshem i botes se futbollit shqiptar. Erjona Sulejmani është një prej bashkëshorteve të futbollistëve, protagoniste në emisionin “Kapitenët”, një program i cili tregon jetën e artë të të dashurave apo grave të futbollistëve.

Gruaja e Blerim Xhemailit ka treguar dje: “Seksi para ndeshjes? Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin “ta bëjnë vetë”.

Por, mesa duket çifti Xhemaili – Sulejmani është ndarë. Futbollisti zviceran, i cili tashmë aktivizohet tek Montreal Impakt, nuk dëshiron që bashkëshortja e tij të përfitojë më nga mbiemri i tij.

Në një deklaratë të lëshuar nga avokatja e tij, thuhet: “Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani.

Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ajo ka të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij.”