Kjo është zona e Shqipërisë që hedh më shumë lekë në muzikë

Shpesh nëpër dasma lekët hidhen me tufa në valle e kërcime dhe kjo gjë varion ngë një zonë e Shqipërisë në tjetrën.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Artjola Toska zbuloi një sekret të profesionit të saj që me siguri pritet të ngrejë diskutime të shumta.

E pyetur nga një komentues në Facebook se cila në cilën zonë hidhen më shumë para në muzikë live, në Veri apo në Jug, Toska u përgjigj e vendosur: “Shqipëria e Mesme!”

“Nuk mbetet mbrapa dhe Veriu. Puna është që Shqipëria e Mesme e ka pasur gjithmonë traditë që hedhin lek, si Tirana, Shijaku, Durrësi, Kavaja e Elbasani. Tani ka filluar dhe Veriu, Laçi, Tropoja, Mirdita etj.,” u shpreh këngëtarja.

Gjithashtu ajo tregoi se dasma ku ka marrë më shumë para, ka qenë një dasmë në Elbasan.