Kanceri i prostatës dhe 9 simptomat që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë kurrë

Kanceri i prostatës është një sëmundje e zakonshme që prek burrat. Simptomat e saj rrallë shfaqen në fazat e hershme, duke e bërë të vështirë të zbulohen derisa të jetë në një fazë të përparuar, me shanse jashtëzakonisht të ulëta të mbijetesës. Prandaj, këshillohet që meshkujt të kryejnë kontrolle periodike të prostatës çdo vit, si një masë parandaluese.

Ndërsa është e vështirë për ta diagnostikuar, kanceri i prostatës mund të shfaqet me këto simptoma:

1.Urinim i shpeshtë (sidomos brenda natës)

2.Probleme me urinimin të tilla si: vështirësi, pamundësi për të përfunduar urinimin, të shkuarit shpesh në tualet, urinim në mënyrë të pavullnetshëm.

3.Urinim me gjakderdhje

4.Volumi i urinës bie

5. Djegie gjatë urinimit

6. Probleme me ejakulimin

7.Gjak në spermë

8.Dhimbje të ijë, kofshë dhe legen

9. Probleme të ereksionit (impotencë)

Të gjitha këto shenja ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, duke e prishur atë. Gati të gjithë tipat e kancereve të prostatës janë adenokercinoma.
Në stade të avancuara mund të këtë shenja shtesë në pjesë të ndryshme të trupit. Shenja më e shpeshtë është dhimbja e kockave, shpesh herë e lokalizuar në shtyllën kurrizore, në pelvis apo në brinjë, që shkaktohen nga metastazat në këto vende.

Karcinoma e prostatës paraqet një problem onkologjik të rëndësishëm për shëndetin publik, ajo zënë vendin e tretë të vdekjeve për tumoret në meshkujt. Incidenca e saj është në rritje në shumë vende të botës, por vdekshmëria prej saj ka mbetur e qëndrueshme. Kjo për shkak të shpërndarjes së informacionit dhe kontrolleve të hershme që kanë çuar dhe në diagnostikim të sëmundjes në fazat fillestare.

Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mësipërme, është e domosdoshme që të vizitoheni menjëherë tek mjeku.