Gruaja shkon në tualetin e lokalit, por kur kthehet u shokua nga ajo që kishte ndodhur

Një vjedhje ordinere ka ndodhur në një prej lokaleve në kryeqytet. Siç e shihni edhe në këtë video, një grua ka marrë xhaketën në një tavolinë ku nuk ka njeri.

Gruaja e dëmtuar thuhet se ishte larguar për disa minuta nga tavolina e saj, në një nga lokalet që ndodhen në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit”, në Tiranë, për të shkuar në tualet.

I ka lënë madje edhe kamarierit lekët e kafes mbi tavolinë dhe është kthyer sërish, por kur është bërë gati për të ikur, i ka ndodhur diçka që nuk e priste.

Zonja ka vënë re mungesën e palltos së saj, të cilën thotë se e kishte lënë tek njëra prej karrigeve.

E shqetësuar ajo ka kërkuar hapjen e kamerave të lokalit, ku ka vënë re se një tjetër zonjë, bionde me kaçurrela, i kishte vjedhur tinëzisht pallton.

Ajo shkruan pranë JOQ.al:

“Është e turpshme si mund të bëjnë femrat të tilla veprime. Do ishte më mirë të ma kishte kërkuar. Ndoshta do t’ia jepja. Unë shkoj shpesh në këtë kafe sepse kam punën aty afër dhe atë ditë u largova për pak në tualet. Nuk e prisja këtë veprim”.