Flet nëna e Florenc Beqirajt, tregon momentet e fundit me djalin: Përse e vranë?!

Mes dhimbjes dhe varfërisë, familja Beqiraj ka hapur dyert e mortit në lagjen “Liria” të qytetit verior.

Kamera e Ora News sjell dëshminë e nënës së Florenc Beqirajt, 23 vjeçarit që humbi jetën në Francë të premten, pas 7 ditësh në gjendje kome.

Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë.

Laureta Beqiraj thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.

“Telefonata e fundit me djalë ka qenë data 8 dhjetor. Ma kishte kapur policia në Francë pa letra. Kur e kemi marrë djalin me telefonin e tij na ka thënë se më ka zënë policia pa letra dhe pres të kthehem në Shqipëri derisa të mbushet avioni”, thotë Laureta mes dhimbjes.

Ajo kërkon drejtësi për djalin e saj. Ndiqeni rrëfimin rrëqethës të saj.